Spektakël në Zvicër, qielli mbi alpe bëhet portokalli

Erërat e mbërritura nga Saharaja, kanë bërë që qielli mbi malet e Zvicrës të marrë një ngjyrë portokalli, ashtu si edhe ne disa pjese te tjera të Europës.

Ky fenomen ndodh çdo vit megjithatë këtë radhë ai ka qenë shumë më i dallueshëm e mendohet se arsyeja është pikërisht forca e erës si dhe volumi më i madh i grimcave që ajo ka sjellë me vete.

Sipas SRF Meteo, shërbimi kombëtar zviceran i meteorologjisë, grimcat e rërës vijnë nga rajonet veriperëndimore të Afrikës, përfshirë Mauritaninë, Mali, dhe Algjerinë. Rezultati ishte qielli i portokalltë mbi Zvicër, por edhe në rajonet jugore dhe lindore të Francës.

SHKARKO APP