Braçe del në mbrojtje të Hysajt: Nuk është krimb është një shqiponjë!

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe i ka dalë në mbrojtje futbollistit shqiptar Elseid Hysaj i cili po sulmohet për shkak se u prezantua para shokëve me këngën “Bella Ciao”. Sipas zëvendëskryeministrit sulmi ka ardhur nga urrejtja fashiste ndaj futbollistit shqiptar, titullar i ekipit kombëtar të Shqipërisë e kapiten i tij, fare pa shkak dhe është i neveritshëm, i turpshëm dhe i papranueshëm!

“Elsi Hysaj nuk është krim është shqiponjë. Fashizmi nuk është tifozllëk, por krim.

Çdo vend ka idiotet e tij,

çdo ekip ka idiotet e tij gjithashtu;

Por ka një cak gjithnjë!

Sulmi ardhur nga urrejtja fashiste ndaj futbollistit shqiptar,

titullar i ekipit kombëtar të Shqipërisë e kapiten i tij,

fare pa shkak është i neveritshëm,

i turpshëm dhe i papranueshëm!

Afirmimi i këtij sulmi nga pozita fashiste-siç thuhet në këtë parullë, është krim!

Solidaritet të plotë e mbështetje për Elsi Hysaj në këto orë të vështira.

Qetësi, kurajo dhe forcë!

Dëshiroj të shoh qe Federata Shqiptare e Futbollit, Federata Italiane e Futbollit, UEFA e FIFA të dënojnë sulmin dhe të mbrojnë futbollistin shqiptar”, shkruan Braçe në rrjetin e tij social Facebook.

SHKARKO APP