Braimllari: Fuqizim të rolit të LSI-së, pasi në 4 vite lëshuam terren për ruajtjen e unitetit

”LSI ka reflektuar, jo vetëm pas 25 prillit dhe kemi një ridemensionim krejtësisht tjetër të të bërit opozitës”. Kështu shprehet sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili pohon se do të ketë një fuqizim të rolit të LSI-së.

”Do të bëjmë opozitë brenda parlamentit, por të jeni të bindur se 4 mandatet e LSI nuk përfaqësojnë forcën reale të kësaj partie, pasi një mandat vlen 27 mijë vota. Ndaj, ne do të kemi një fuqizim të rolit të LSI-së. Kemi kaluar një fazë takimesh me strukturat dhe anëtarët e LSI dhe do të kemi opozitë aktive. Ne jemi një forcë politike që kemi investuar shumë tek të rinjtë në zgjedhjet e fundit”,-tha në ”A2cnn”.

Teksa foli për marrëdhëniet me Partinë Demokratike, Braimllari theksoi se LSI ka lëshuar terren 4 vite më parë në opozitë.

”Edhe në 4 vitet e shkuara, LSI qëndroi në bllok duke ruajtur parimet e saj. Ju them me bindje se LSI ka shkelur disa vendime mbi atë që kjo parti u themelua, për një arsye, për të mos goditur frymën opozitare dhe për të mos dal si plangprishëse. Ne kemi vendosur të lëshojmë terren nga partia jonë për të ruajtur unitetin. Ne marrëdhëniet i kemi me qytetarët. Qytetarët nuk duhen përdorur për të mbyllur një problem personal”.

SHKARKO APP