Braithwaite nxjerr zbuluar UEFA-n: Ne nuk kërkuam që të luanim sërish!

Martin Braithwaite ka zbuluar një gënjeshtër të UEFA-s në deklaratën e bërë për luajtjen e ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, që ishte ndalur pasi Christian Eriksen ishte rrëzuar pa ndjenja në fushë dhe më pas u dërgua në spital. Sulmuesi i Barcelonës tregon qartazi se lojtarët nuk dëshironin të luanin.

“Nuk ishte një kërkesë. Na u dhanë dy mundësi dhe na thanë që të merrnim një vendim. Në atë situatë sigurisht që dëshiron të ketë një opsion të tretë. Në atë moment nuk kërkon që të luash”, ka thënë Braithwaite, ndërkohë që trajneri kishte saktësuar se një opsion ishte që të luanin një ditë më pas në orën 12:00.

Martin Braithwaite om Eriksens kollaps: - Et af de mest skræmmende  øjeblikke i mit liv | SE og HØR

SHKARKO APP