Briken Çalja nuk merr medalje në Olimpiadë vetëm për 1 kg (VIDEO)

Briken Çalja bën një prezantim fantastik në Lojërat Olimpike, duke ngritur 341 kg në dygarësh, vetëm 1 kg larg nga medalja e bronztë. Medalja e artë u fitua nga kinezi Zhiyong Shi 364 kg në total, duke vendosur rekord olimpik e botëror, argjendtë nga venezueliani Ruben Pernia Mayora me 346 kg në total.

Ai nuk e ka nisur aspak mirë duke dështuar në provën e parë me 151 kg, por ia ka dalë më së miri në provën e dytë në stilin e shkëputjes. Prova e tretë në peshën 155 kg nuk ishte e suksesshme për të, duke e mbyllur me 151 garimin në shkëputje.

Në stilin e shtytjes, Çalja e nisi mbarë garimin me peshën 184 kg, duke e ngritur me sukses, por pësoi një dëmtim, duke bërë që të dështonte në provën e dytë me 188 kg. Gjthsesi peshëngritësi shqiptar ngriti në mënyrë fantastike 190 kg, duke marrë momentalisht kryesimin në stilin e shtytjes.

 

SHKARKO APP