”Britania listë të re me ”non-grata””, Karamuço: Duhet të bëhet transparente për publikun

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, informon se Britania e Madhe ka përpiluar një listë të re me emrat e personave të shpallur non-grata në Shqipëri.

Për të britanikët po bëjnë një gabim me politikën e tyre për të mbajtur sekretë emrat që ndodhen në këtë listë. Ai shprehet se lista e re që ka ardhur duhet të bëhet publike për opinionin, ose përndryshe nuk ka asnjë vlerë.

“Britanikët kanë një politikë shumë të gabuar që mbajnë sekret emrat “non grata”. Lista e re që ka ardhur, duhet të bëhet transparente për publikun, ndryshe nuk ka asnjë vlerë”, shkroi ai në Facebook.

SHKARKO APP