Broja dhuron spektakël tek Chelsea në 45 minutat e para si titullar (VIDEO)

Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para në duelin ndaj Brentford. Në këtë ndeshje Armando Broja për herë të parë e ka nisur ndeshjen si titullar.

Sulmuesi shqiptar ka qenë më i miri në fushë te Blutë e Londrës deri më tani. Në minutën e 38-të, ai rrëmben mjaft mirë një top me një shpërthim dhe më pas i limitohen shumë hapësirat, por me shpejtësi tenton të shërbejë për Havertz, i cili nuk arriti ta kapte topin. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP