Home Sporti Broja është a...

Broja është aktivizuar vetëm për 47 minuta, trajneri i Fulham zbulon arsyen

926
0

Armando Broja është aktivizuar vetëm 47 minuta në total qëkur shkoi në huazim nga Chelsea te Fulham. Sulmuesi i Kombëtares nuk po gjen hapësirën e shpresuar para Europianit. Trajneri i Fulham, Marco Silva tregoi arsyen pse Broja nuk po arrin të luajë aq sa shpresonte lojtari.

“Ndeshjet e fundit i kemi patur të gjithë në dispozicion. Ka qenë më e rëndë për Armandon, pasi ka dëshirë për të luajtur. Kur vjen në huazim në ditët e fundit të merkatos pret që të luash. Por kur ke një sulmues që shënon gola si Muniz, nuk i jep mundësi të tjerëve”.

Silva nuk ka dashur të bëjë shumë komente se çfarë do të ndodhë me Brojën pas huazimit.

“Nuk do të flas për të ardhmen e Armandos. Nuk është një futbollist i yni dhe nuk varet vetëm nga ne”.

Armando Broja u rikthye në Kombëtare në mars duke treguar vlera në miqësoren me Suedinë në Stokholm, por pa mundur të realizojë gol. Këto ndeshje i shërbyen trajnerit Sylvinho për të menduar për listën e lojtarëve që do të marrë në Euro 2024.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit