Broja mungon në ndeshjen ndaj Chelsea-t, por jo për shkak dëmtimi

Armando Broja nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Southampton për ndeshjen e javës së 32-të të Premier League kundër Chelsea-t. Talenti i kombëtares shqiptare ka pasur ndeshje të mira, duke fituar kështu rolin e titullarit të padiskutuar te “Saints”.

Sulmuesi “kuqezi” ka një klauzolë në kontratën e huazimit te Southampton, që nuk e lejon Brojën që të luajë kundër skuadrës që ka në pronësi kartonin e tij, Chelsea-t.

“Blutë” e Londrës kanë preferuar të mos rrezikojnë, ndoshta duke ditur deri diku potencialin e Brojës, ndaj që Southampton të merrte shqiptarin duhej të pranonte këtë klauzolë.

Futbollisti shqiptar në ndeshjet e fundit nuk ka gjetur dot rrugën e rrjetës, teksa goli i fundit është shënuar më 2 mars në Fa Cup kundër West Ham.

SHKARKO APP