Home Rajoni Bujar Osmani ...

Bujar Osmani kandidat për president në Maqedoni, Ahmeti: Jo Rusisë, po Europës

51
0

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka zyrtarizuar kandidaturën e Bujar Osmanit për president të Maqedonisë së Veriut. Me sloganin “Jo Rusisë, po Europës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Osmanin, i cili aktualisht mban postin e ministrit të Jashtëm në vendin fqinj.

“Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike, në media, në shoqërinë civile dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në rajon.

Putin dhe Lavrov deklaruan se anëtarësimi i RMV-së në NATO është vija e zjarrit. Jemi dëshmitarë që na pamundësohet anëtarësimi në BE dhe të na rikthehet izolimi. Maqedonia është vend i vogël në udhëkryq të civilizimeve. Prandaj iu ftoj që të bëhemi bashkë ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme dhe t’i themi bashkërisht ‘jo Rusisë, po Europës’”, tha Ahmeti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit