Caktimi i datës për raundin e IV për Presidentin, Alibeaj: Interesi ynë i vetëm janë investimet strategjike

Ka nisur takimi i Konferencës së Kryetarëve për caktimin e raundit të katërt për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike tha se interesi i forcës së tij politike në këtë takim është vetëm pika 3 e rendit të ditës e cila ka të bëjë me ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

“E mora fjalën për të saktësuar diçka që ju e keni tejkaluar. Në të gjitha rastet që kemi pasur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve kemi pasur dy urdhra të ndryshëm që sot ju i keni bërë bashkë. Interesi ynë për të diskutuar në këtë mbledhje ka të bëjë me pikën 3 dhe që është pikërisht kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP