Caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore, presidenti Meta deklaratë për mediat

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për media pas konsultimeve të zhvilluara me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Nuk ka patur ftesë zyrtare për asnjë parti, për konsultime. Për të zgjidh këtë cështje ju i dini iniciativat e mia zyrtare si me KQZ , si me qeverinë dhe kuvendin dhe në të gjitha veprimet që kam bërë . do ketë një komunikim zyrtar sot, nëse do të kisha ftese për partitë , nuk kishte ftesë të as për PS , se do ja kisha cuar kryetyarit, por ka patur një kërkesë informale, për një konsult me kryetarin e shumicës në Kuvend, zoti Balla, meqë kemi pat disa dilema të interpretimit të datës së zgjedhjeve. Në gjykimin tim , besoj duhet të jepja një sqarim em Ballën si përfaqësues i shumicës në kuvend për një mendim të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, që cdo ditë më shumë për ta do të ishte ndihmuese.

Mora garancinë nga Balla se janë gati në çdo kohë për zgjedhjet dhe e mirëkuptojnë këtë gjë, nuk ka pasur konsultim me partitë , por me përfaqësuesin e shumicës në kuvend që të mos kishim polemika me shumicën. Tani ose 27 shkurti ose 6 marsi, janë si data, tani KQZ është e rëndësishme se ajo të merret me këtë proces”, tha Meta.

SHKARKO APP