Home Sporti Cale largohet...

Cale largohet nga Tirana: Tentova të mos shkruaj për lamtumirën, unë e bëra detyrën time!

8
0

Elton Cale largohet zyrtarisht nga skuadra e Tiranës. 32-vjeçari brazilian ishte pjesë e ekipit kryeqytetas në dy sezonet e fundit, teksa ia doli të fitojë titullin kampion vitin e kaluar. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai i ka thënë lamtumirë klubit dhe tifozëve, ndërkohë që ka kujtuar disa nga momentet më të bukura.

“Tentova të mos shkruaj në lidhje me lamtumirën, por nuk ishte e mundur. Unë nuk mund t’i ndryshoj planet e Zotit. Faleminderit president Refik Halili që më dhe mundësinë të luaja për Tiranën.

Ky ekip ka shumë tifozë të çmendur (e them në sensin pozitiv). Jeni të mrekullueshëm, faleminderit për gjithë mbështetjen që më keni dhënë në këto vite.

Unë dhashë gjithmonë më të mirën time dhe ngjyrat bardheblu do të mbeten gjithmonë të veçanta për mua. Ndoshta një tjetër super lojtar do të vijë në vendin tim, por jo si unë.

Po largohem, por lë pas titullin kampion dhe fitoren 5-1 në derbi, kështu që e kam kryer detyrën time. Faleminderit shumë të gjithëve. Elton Cale, familjarisht“, shkruan lojtari latin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elton Calé (@eltoncalee)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit