Home Sporti Capello: Mila...

Capello: Milani duhet të ndërhyjë në merkato, ja qendërsulmuesi ideal

87
0
IMOLA, ITALY - APRIL 24: Fabio Capello walks in the Paddock prior to the F1 Grand Prix of Emilia Romagna at Autodromo Enzo e Dino Ferrari on April 24, 2022 in Imola, Italy. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Fabio Capello analizon edhe problemet e Milanit në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”.

“Në pjesën e dytë të sezonit, Milanit i mungonte kontributi i disa lojtarëve themelorë, nga Maignan te Hernandez, nga Tomori te Leao.

Po qe se janë ata shtyllat mbi të cilat klubi dëshiron të ndërtojë Milanin e së ardhmes, duhet të saktësohet nëse këta emra të mëdhenj duan t’i japin ende fanellës kuqezi. Me grupin aktual, klubit kuqezi i duhet të ndërhyjë. Më konkretisht i nevojiten tri përforcime: një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe padyshim qendërsulmues.

Leao? Ai ka një potencial të madh, por kurrë nuk e dini se çfarë ndeshjeje do të luajë. Kjo krijon dyshime te trajneri. Mua më duket e pamundur që një lojtar me ato cilësi të mos ketë zemërimin, kompetivitetin e duhur. Shihni Bellinghamin te Real Madridi, ndikimi i tij ka qenë i pabesueshëm. Nëse Leao dhe Theo Hernandez nuk japin më të mirën, është si 60% e ekipit kuqezi të mungojë.

Nëse Milani kërkon të duhurin, duhet të bëjë çmos të marrë Zirkzee. Ai ka cilësi, është fizikisht i fortë dhe e njeh Serie A. Nuk do të kishte nevojë për kohë përshtatjeje”, deklaroi Capello.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit