Home Editorial Çarja e dyshe...

Çarja e dyshes Alibeaj-Bardhi për Zef Hilën

1711
0

(Video duhet klikuar për tu parë)

Çarja e dyshes Alibeaj- Bardhi për Zef Hilen

Shkruar nga Daniel Muçaku-

Sot sekretari i përgjithshem i PD dhe deputeti Gazment Bardhi ka marrë pjesë në një takim me Kryesinë e PD në Vaun e Dejës, ku ka deklaruar se presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm për të mposhtur të keqen dhe për të bërë realitet ndryshimin.

Pavarësisht se është pjesë e Partisë Demokratike zyrtare dhe jo e Rithemelimit, deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka dalë kundër kandidaturës së Klomentina Drinit në Vaun e Dejës e cila garon nën siglën e PD-së.

Bardhi nuk ka qenë i pranishëm në aktivitetet zgjedhore të kandidatit të Alibeajt në Tiranë Roland Bejko.

Së fundmi ai ka mbështetur haptas Zef Hilën, kandidatin e koalicionit Meta-Berisha, duke e konsideruar si kandidat potencial për të marrë drejtimin e bashkisë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Dalja e Gaz Bardhit, si numri dy në PD e vulës, tregon ndryshe nga Enkelejd Alibeaj që sulmon egër Berishen, siç beri ne Fier në Diten e Fiter Bajramit, pra se zoti Bardhi duket se është më në tokë duke e ditur forcën e Berishes në bazë.

E njëjta situatë po ndodh edhe në Durrës me Igli Carën. Partia Demokratike e vulës po e përkrah kandidatin e Berishës dhe Ilir Metës.

Në prezantimin e tij u duk një mbështetje e madhe, nga ku sondazhet e nxjerrin në epërsi përball kandidates të PS Emirjana Sako.

Alibeaj dhe grupi i tij po braktisen dita- ditës si nga kandidatët për kryetar bashkie, këshilltarët, mirëpo edhe nga vetë demokratët.

Megjithëse PD-ja mori  1milionë dollarë nga KQZ për 14 majin, të cilat do t’i përdorë kryetari i komanduar, por teksa çereku i fushatës iku, pyetja është: përse do t’i përdorë paratë e taksa-paguesve shqiptarë Alibeaj, që garon në pak bashki!?

E fundit, dalja hapur e Gazmend Bardhit përkrah Zef Hilës në Vau i Dejës tregon jo vetëm forcen e kandidatit që arriti ti përbashkojë demokratët në bazë si dhe fitoren e tij me 14 maji, por Zef Hila dhe Gaz Bardhi treguan se janë demokratë të mirë dhe që duan bashkimin.

Gazmend Bardhi, ndonëse ndodhet në oborrin e Alibeajt, përsëri nuk e toleron prekjen e dinjitetit të tij politik dhe personal, kur shikon se demokratët kanë për bashkim e jo përçarje.

Zef Hila e ka të sigurtë tani fitoren në Vau i Dejës, por shembulli i tij i tolerancës, bashkëpunimit me këdo demokrat, pavarësisht hatërmbetjeve në qendër apo në bazë, duke patur synimin kthimin e demokratëve në pushtet; pra opozita ka nevojë për Zef Hilën si simbol që mbi të gjitha vendos interesat e demokratëve.

Kështu mundet të kemi një PD të fortë dhe qëmund të fitojë edhe pushtetin qendror.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit