Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 09:31 Ikën Besmir Beja, emërohet drejtori i ri i doganave Besmir Beja është larguar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i doganave pas afro 10 muajsh. Kreun e institucionit e merr Fation Shehu, pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kosova synon medalje të reja në Lojërat Olimpike 2024 në Paris

Kosova synon medalje të reja në Lojërat Olimpike 2024 në Paris

Aktualitet
E shtunë, 27 Korrik 2024 15:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në parkun e qytetit në Pejë, rreth 80 kilometra larg kryeqytetit, ndodhet një statujë e Majlinda Kelmendit, sportistja e parë nga Kosova që fitoi një medalje të artë olimpike.

Ajo fitoi çmimin më të lartë në lojërat e vitit 2016 në Rio de Zhaneiro në konkurrencën e xhudos 52 kilogramë.

“Majlinda Kelmendi ishte e para që solli në Kosovë medalje olimpike. Peja është e njohur për xhudo. Kjo nuk është e fundit. Presim medalje të tjera, jo vetëm nga Majlinda Kelmendi, në Lojërat Olimpike të ardhshme në Paris”, thotë një student nga Peja Ersan Bertakic.

Peja është shtëpia e Qendrës Kombëtare të Xhudos dhe këtë vit është në kërkim të medaljeve të reja në Lojërat Olimpike të Parisit, ku Kosova përfaqësohet nga një ekip prej nëntë vetash, duke përfshirë pesë xhudistë.

Pas suksesit të Majlinda Kelmendit në Brazil, Kosova fitoi edhe dy medalje të arta në lojërat e vitit 2020 në Tokyo të Japonisë, të dyja për xhudo.

Distria Krasniqi ishte kampione në kategorinë 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë 57 kilogramë.

Por, a mundet një sportist tjetër të përsëris këtë sukses?

“Ne kemi shpresa të mëdha për ekipin tonë. Mendoj se kemi trajnerin më të mirë në botë dhe disa nga sportistët më të mirë në botë. Kjo shpresojmë se do të jetë Olimpiada jonë e tretë me medalje. Të gjithë jemi të përgatitur. Shpresojmë për më të mirën. Kosova është një nga kombet më të forta për xhudo dhe ne do ta dëshmojmë sërish”, thotë Zymer Zeka, ndihmës trajneri i xhudos në Kosovë.

Mund t'ju interesojë

Shifra rekord pasagjerësh në aeroportin e Tiranës

Shifra rekord pasagjerësh në aeroportin e Tiranës

Para 15 minutash
Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie

Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie

Para 27 minutash
Nëndetësja bërthamore britanike HMS Vengeance kthehet pas 217 ditësh nën ujë, ekspertët shohin shenja të problemeve në flotë

Nëndetësja bërthamore britanike HMS Vengeance kthehet pas 217 ditësh nën ujë, ekspertët...

Para 35 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014 dhe sportistët e saj garuan për herë të parë në Lojërat Olimpike në Rio De Zhaneiro.

“Kosova tani po merr pjesë në Lojërat e treta Olimpike në Paris 2024. Edhe pse jemi një popull shumë i vogël, me më pak se dy milionë banorë, jemi krenarë që tashmë kemi tri medalje të arta olimpike. Kjo krenari dhe ky pasion na japin motivimin për të ecur përpara dhe për të punuar edhe më shumë. Shpresojmë që në Paris do të bëjmë edhe më mirë dhe se së bashku do të shkëlqejmë sërish”, thotë Besim Aliti, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar të Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të këtij viti, flamurin e Kosovës do ta mbajnë Nora Gjakova, fituese e medaljes së artë nga Tokio, dhe vëllai i saj Afrimi.

Lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë, mori fund me ndërhyrjen e NATO-s që detyroi Serbinë të tërhiqte forcat e saj.

Kombet e Bashkuara udhëheqën vendin për nëntë vjet përpara se Kosova në vitin 2008 të shpallte pavarësinë me mbështetjen e vendeve kryesore perëndimore, por që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ikën Besmir Beja, emërohet drejtori i ri i doganave
Para 5 minutash

Ikën Besmir Beja, emërohet drejtori i ri i doganave

Bayern Këln në Bundesligë, bavarezët në pritje të rikthimit të Kompany
Para 6 minutash

Bayern Këln në Bundesligë, bavarezët në pritje të rikthimit të Kompany

Stërvitja e parë e Pochettinos te United përfundon në YouTube, klubi kapet në befasi
Para 8 minutash

Stërvitja e parë e Pochettinos te United përfundon në YouTube, klubi kapet në befasi

GTA 6 thyen rekorde, shënon mbi 2.3 miliardë dollarë të ardhura që në ditën e parë
Para 12 minutash

GTA 6 thyen rekorde, shënon mbi 2.3 miliardë dollarë të ardhura që në ditën e parë

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 12 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 12 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.