
Jakup Krasniqi është rikthyer sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, pas qëndrimit në selinë e EULEX-it.
Ai ishte marrë nga shtëpia dje, rreth orës 17:00, dhe ishte dërguar në objektin e EULEX-it, ndërsa pak minuta më parë është kthyer pranë familjes së tij.
Edhe gjatë ditës së tretë të qëndrimit në Kosovë, Krasniqi po shoqërohet vazhdimisht nga forca të shtuara të EULEX-it. Ndërkohë, gjatë pjesës tjetër të ditës, siguria e tij do të jetë në përgjegjësi të policisë së Kosovës, zyrtarët e së cilës tashmë janë vendosur para shtëpisë së tij.