Çeçenët kampionë të Shqipërisë tregojnë emocionet nga lojërat Mesdhetare në Algjeri

Zelimkhan Abakarov dhe Ilam Dudaev me origjinë nga Çeçenia, janë mundësit që i kanë dhuruar medaljet e para Shqipërisë. “Sigurisht jam shumë i kënaqur për fitoren e medaljes së artë për Shqipërinë, për veten time, janë emocione pozitive sepse bëhet fjalë gjithnjë për medalje të artë”, rrëfen Zelimkhan Abakarov.

“Arrita të fitoj medalje bronzi, u ndesha në 2 kategori më të larta, jo në peshën time të zakonshme”, thotë Islam Dudaev. “Jam shumë krenar që të garoj për Shqipërisë dhe të përfaqësoj këtë vend në arenën ndërkombëtare”, thotë Zelimkhan. “Jemi krenarë që kemi shansin të garojmë për Shqipërinë, jemi krenarë që jemi pjesë e këtij vendi”, tregon Islam Dudaev.

Këta do të jenë edhe sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024. “Sigurisht Lojërat Olimpike janë ëndrra e çdo sportisti, kështu që synimi ynë është të kualifikohemi dhe të fitojmë medalje për Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024”, shprehet Zelimkhan Abakarov. /TCH/

SHKARKO APP