Home Euro 2020 Çekia shkakto...

Çekia shkakton surprizën e madhe, eliminon Holandën dhe sfidon Danimarkën në çerekfinale (VIDEO)

9
0

Republika Çeke bën surprizën e madhe duke eliminuar Holandën në raundin e 1/8-ve, duke arritur një fitore të pastër 2-0 në Budapest. Ndeshja në fakt do të niste më mirë për “tulipanët” që kishin mundësinë që të kalonin shumë shpejt në avantazh. Në minutën e 8-të, de Ligt u gjend me portën e boshatisur në zonë, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë kuadratit. Çekia në anën tjetër fiton me shumë siguri me kalimin e minutave. Antonin Barak kishte një rast ideal në minutën e 38-të pas një kundërsulmi të shpejt, por goditja e tij do të ndalej nga de Ligt në fund teksa po shkonte shumë rrezikshëm drejt portës. Holanda në fundin e fraksionit të parë, nuk arriti të konkretizonte një aksion me van Aanholt që e dërgoi topin jashtë portës.

Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte shumë më interesant dhe më i hapur. Në minutën e 52-të, Donyell Malen dhuron spektakël duke dribluar dy mbrojtës dhe më pas u vendos përballe portierit, por Vaclik është i vëmendshëm, duke ja rrëmbyer topin nga këmbët. Në vijimin e aksionit, De Ligt në tentativën për të ndalur Schik e prek topin me dorë duke u hequr një shans shënimi. Arbitri teksa sheh pamjet në VAR vendosë që ta ndëshkojë mbrojtësin me karton të kuq. Kjo ishte një goditje e rëndë për skuadrën e De Boer, që e ka të vështirë për të organizuar aksione sulmuese.

Çekia në anën tjetër përfiton më së miri duke kaluar në avantazh, Në minutën e 68-të, pas një goditje nga këndi, Tomas Holes është në kohën dhe në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Holanda jo vetëm që nuk ka fuqi që të reagojë pas këtij goli, por lë shumë hapësira pas. Pikërisht 10 minuta nga fundi, Schick përfiton nga një kundërsulm i shpejt, duke e dërguar topin në rrjetë. Ky është goli i katërt për të në “Euro 2020”, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë. Çekia në çerekfinale do të përballet me Danimarkën në çerekfinalen, që do të luhet në Baku më 3 korrik. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit