Çfarë po ndodh në Partinë e Lirisë? Braimllari: Dhashë dorëheqjen që të mos përfundojmë si PD-ja

Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari thotë se shkak për tërheqjen e tij, ka qenë për të shmangur përplasjen mes strukturave në parti. Sipas tij, situata po shkonte drejt një tensioni, dhe ai nuk donte të krijonte përplasje mes strukturave,

“Jam tërhequr në mënyrë vullnetare për të dhënë një mesazh, për shtensionimin e situatës. Unë angazhimin tim e kam nisur në opozitë, në 2006-ën. Kam ardhur nga terreni, organizimi, jo nga një zyrë shtetërore. Si mesazh kam qe eksperienca politike, nuk më lejon të gaboj. Kam dhënë dorëheqjen për të mos shkuar tek ajo që shkoi PD. Dorëheqja ka qenë për ti shërbyer unitetin. Qëndresa ime do të detyronte të ndante njerëzit në bazë. Duke qenë në mendime kundër mbi organizimin e partisë do të detyroja ti përçaja. Situata po shkonte drejt një tensioni, nuk doja të krijoja përplasje mes strukturave. Angazhimi im brenda strukturave në LSI ka qenë i gjatë, prej 19 vitesh. Kam qenë gjithmonë në brezin e parë të organizimit të partisë, këtë kulturë kam, nuk merrem me intriga të vogla që dëmtojnë partinë. Koha është dëshmi e aksionit tim opozitar”,-tha Braimllari.

Pas veprimit të tij mohon të ketë pasur presion, por ka mendime të kundërta me Metën për organizimin e partisë. ”Është vullnetare. Nuk kam pasur presione. Presione zero. Ka qenë e mirëmenduar për të shtensionuar siuatën brenda partisë për të dhënë një mesazh se nuk është Endriti përgjegjës. Përgjejgësi mban të gjithë ekipi”.

SHKARKO APP