Home Rajoni Çfarë po ndod...

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? Policia kryen bastisje

43
0

Prokuroria Speciale e Kosovës po kryen aksion me Doganat e Kosovës në veri. Lajmin e konfirmuan për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, aksioni është duke u zhvilluar në komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, duke shtuar se aktualisht nuk ka informacione për të arrestuar, por detaje do t’i japin pas përfundimit të aksionit.

“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar një aksion për veprat penale kundër korrupsionit, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, tha ai. Zv/komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se në veri të Mitrovicës ka përfunduar aksioni.

“Kemi asistuar Doganën e Kosovës sot në bastisje në veri të Mitrovicës. Operacioni ka përfunduar”, tha shkurt Elshani. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kryejnë aksion në Doganat e Kosovës për të luftuar veprat penale që lidhen me marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në mars të vitit 2022, ishin arrestuar dhjetëra policë dhe doganierë nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aksioni atëbotë ishte kryer në Gjakovë dhe Prizren dhe zyrtarët e arrestuar ishin dyshuar për pjesëmarrje në qindra aktivitete të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit