CHAMPIONS/ Juventus sfidon kampionët e Europës, Barcelona kërkon 3 pikët e para

Champions League do të vijojë sonte në mbrëmje me sfida të tjera shumë interesante. Atalanta do të zbresë e para në fushë, teksa do të tentojë triumfin ndaj Young Boys. Me një fitore të mundshme bergamaskët mund të marrin vendin e parë. Nga ana tjetër zviceranët do tentojnë sërish surprizën pasi mundën United me përmbysje.

Në orën 21:00, Juventus do të sfidojë kampionët në fuqi të Europës, Chelsea. Allegri në këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion Dybala-n dhe Moratën në sulm. Vendin e tyre pritet ta zënë Kean dhe Chiesa. Në krahun tjetër Blutë e Lodrës nuk do të kenë Kane për shkak se është prekur nga Covid-19, si dhe Mount, i cili është i dëmtuar.

Barcelona pas humbjes ndaj Bayernit do të sfidojë Benficën në transfertë, ndërkohë që Bayerni pritet të mos ketë probleme në duelin kundër Dinamo Kiev. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP