Chelsea bën gati super ofertën 130 mln euro për Lukakun

Chelsea kërkon një qendërsulmues në sezonin e ri. Bisedimet me Erlling Haaland kanë ngecur dhe drejtuesit e kampionëve të Europës po kërkojnë për një tjetër alternativë.

Ata kanë zgjedhur Romelu Lukakun. Ish-sulmuesi i bluve po shkëlqen me Interin dhe siç bën me dije Corriere della Sera, Roman Abramovich ka ofruar 130 milionë euro për belgun.

Kjo është një ofertë që nuk mund të refuzohet nga Interi, që po kalon një moment të vështirë financiar. Djali i Roman Abramovich ka qenë në Milano ditët e fundit për të punuar për mbylljen e marrëveshjes.

SHKARKO APP