Chelsea do tentojë në verë për të afruar bomberin e Liverpoolit

Chelsea po bën gati një super ofertë për të tentuar afrimin e yllit të Liverpoolit, Darwin Nunez. Futbollisti uruguaian u transferua për shifrën e 90 milionë eurove nga Benfica, por nuk është përshtatur shumë me lojën e “The Reds”.

“The Times” ndërkohë shton se Blutë e Londrës do të tentojnë me një ofertë në verë, por Liverpooli nga ana tjetër po punon për një shkëmbim të mundshëm me Atletico Madridin për Joao Felix.

Nunez ka shënuar vetëm 13 gola në 37 ndeshje me Liverpoolin në të gjitha kompeticionet, por sërish shihet si një zgjidhje për sulmin e Chelsea-t që po vuan shumë këtë sezon. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP