Chelsea ofroi 175 milionë euro për Haaland, Dortmund kthen këtë përgjigje

Borussia Dortmund ka refuzuar propozimin e Chelsea-t për të përfshirë dy lojtarë në tratativën për të rrëmbyer Erling Haaland. Sipas “Sky Germania”, Blutë e Londrës i kanë ofruar Tammy Abraham ose Callum Hudson-Odoi së bashku me para për të arritur te firma me norvegjezin.

Dortmund ndërkohë e ka hedhur poshtë menjëherë këtë propozim, duke vendosur që të vijojë me Gaaland. 175 milionë eurot e Chelsea-t deri më tani kanë qenë të pamjaftueshme për Dormtundin, që disa ditë më parë hoqi dorë nga Jadon Sancho, i cili përfundoi te Manchester United. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP