Home Sporti Chelsea ofron...

Chelsea ofron dy futbollistë dhe para për të rrëmbyer Hakimin!

13
0

Chelsea është skuadra e radhës që futet në garë për Achraf Hakimin. Pas tentativës së PSG-së, që hasi në rezistencën e Interit, tashmë janë Blutë e Londrës që janë gati të bëjnë një propozim.

Francezët dhe anglezët ndërkohë po provojnë të përfshijnë si pjesë të operacionit kundërshpërblime teknike me lojtarë që nuk u shërbejnë projekteve të tyre. Chelsea, ka kërkuar që të propozojë Emerson Palmierin dhe Andreas Christensen, qendërmbrojtës 25-vjeçar danez.

Interesi zikaltër për italo-brazilianin dihet, por Ausilio dhe Marotta kanë bërë të ditur që për Hakimin duhen paguar vetëm të holla, ndërsa tratativa për Emerson mund të zhvillohet veçmas, në një moment të dytë, dhe mundësisht me formulën e huazimit.

Deri më tani PSG është skuadra më konkrete, pasi ka ofruar 60 milionë eurove, ndërkohë që më pa kanë shtuar edhe Paredes. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Marotta-s, që kërkon të arkëtojë sa më shumë për të kaluar vështirësitë e mëdha ekonomike që po kalon skuadra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit