Manchester City i Guardiolës fiton super duelin ndaj Arsenalit dhe rimerr kreun (VIDEO)

Manchester City rihap më shumë se kurrë Premier League, duke u rikthyer në krye të saj. Skuadra e Guardiolës sonte në mbrëmje mori një fitore spektakolare 3-1 ndaj Arsenalit kryesues dhe tashmë gjendet në vendin e parë me 51 pikë, aq sa dhe Topcinjtë.

Ishte një ndeshje më e mirë për “qytetarët” që përfituan dhe nga gabimet e vendasve në “Emirates”. Tomiasu në minutën e 24-t, i dhuroi një top De Bruyne, i cili e kishte të thjeshtë për të shënuar me parabël.

Arsenali u kundërpërgjigj në fundin e pjesës së parë duke barazuar shifrat me Saka, pas një goditje të saktë nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë kur pritej një Arsenal më agresiv, është City që luan më mirë dhe arrin që të shënojë dy gola për 10 minuta.

Fillimisht është Grealish që riktheu City-in në avantazh, ndërkohë që Haaland vulosi gjithçka me një lëvizje të shpejtë në zonë, pra 3-1. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP