Home Sporti Conference Le...

Conference League/ Ballkani kërkon fitoren ndaj Viktoria Plzen sot në “Air Albania”

122
0

Ballkani do të zbresë në Arena Kombëtare, në orën 18.45, për të tentuar ndjekjen e kualifikimit në fazën me eliminim direkt. Për këtë duhet të mposhtë në Tiranë, Victoria Plzen që janë të pamundur deri më tani.

32 skuadra do të zbresin në fushë për tu përballur në ndeshjet e vlefshme për raundin e parafundit në fazën e grupeve të Conference League. Skuadra e Dajës, me katër pikë, sa Astana por përpara tyre për ndeshje direkte, do të kërkojë fitoren për të pasur mundësinë për të kaluar përtej.

Çekët kanë siguruar matematikisht vendin e parë, ndërsa Dardanët e komplikuan punën me një pikë në sfidën e dyfishtë me Astana.

Në Grupin C, Astana duhet të bëjë llogaritë në shtëpi me Dinamo Zagreb. Kroatët kanë vetëm një pikë më pak dhe mund të kthehen në lojë për kualifikimin në rast fitore. Në Grupin E, Legia Varshavë, ku luan Ernest Muçit do të sfidojë në transfertë Aston Vilën në orën 21:00.

Sulmuesi shqiptar pikërisht ndaj anglezëve shënoi një dygolësh në fitoren e polakëve. Në fushë do të jetë edhe Fiorentina, që do të presë në Franchi Genk, në një ndeshje që vlen kualifikimin.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BREIDABLIK EUROPA OREAGUE 14:00 ASTANA TEL AVIV 16:30 OLIMPIJA DINAMO ZAGREB 18:45 LOSC KİKLAKSVÍK 18:45 5 GENT SLOVAN BRATISLAVA 18:45 BALLKANI ZORYA LUHANSK 18:45 BODD/GLIMT VIKTORIA PLZEŃ 18:45 BEŞIKTAŞ LUGANO 白 18:45 CLUB BRUGGE 18:45 HJK ZRINJSKI 18:45 ABERDEEN 出 CHE AZ ALKMAAR ASTON VILLA NORDSJAELLAND 21:00 LEGIA FIORENTINA 21:00 GENK ČUKARIČKI 21:00 FRANKFURT FERENCVÁROS 21:00 PAOK 21:00 SPARTAK TRNAVA FENERBAHÇE 21:00 LUDOGORETS"

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit