Home Sporti Conte: Nëse C...

Conte: Nëse Chelsea përdor si duhet Lukakun, bëhet ekipi për t’u mundur në Champions!

89
0

Antonio Conte është trajneri që ka pasur ndikimin më të madh në rikthimin në super formë të Romelu Lukakut. Ylli belg nën drejtimin e tij u kthye në një makinë të vërtetë golash te skuadra e Interit. Edhe pse tashmë në rolin e analistit, strategu italian ka këshilluar Tuchel që duhet të gjejë një mënyrë më të nxjerrë më të mirën prej belgut.

“Unë mendoj se Lukaku mund të bëjë më mirë , veçanërisht në një nivel teknik. Ai është tashmë në një nivel shumë të lartë, por një lojtar duhet të vazhdojë të përmirësohet derisa të tërhiqet. Gjatë ndeshjes, ka raste kur Lukaku duhet të jetë i kyçur, por përveç kësaj, ai është një nga sulmuesit më të vështirë që kam parë, sepse ai mund të bëjë dëme kudo në zonë.

Nëse keni një qendërsulmues të tillë, duhet ta përdorësh dhe nuk mendoj se Chelsea ende nuk e ka kuptuar se si ta përdorë atë. Sezonin e kaluar, ata nuk kishin një qendërsulmues të mirë, kështu që ndryshuan pozicionet, ndërsa tani, Lukaku është një referencë e vërtetë. Nëse do e kuptojnë se si ta përdorin Lukakun, atëherë Chelsea mund të bëhet rivali për të mposhtur në Ligën e Kampionëve.

Nëse është në zonë, ai është i rrezikshëm. Megjithatë, kur fillon nga qendra e fushës, ai është tepër i shpejtë. Është shumë e vështirë të gjesh një lojtar të tillë. Karakteristika të ngjashme ka Erling Haaland “, deklaroi Conte për “Sky Sport”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit