Conte shumë pranë rikthimit në Seria A, do të përfitojë 7 milionë euro në sezon

Antonio Conte është vetëm një hap larg Napolit. Në takimin që palët zhvilluan është gjetur akordi total, me Conten që pritet të firmos një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

I vetmi detaj që palët po negociojnë është klauzola që De Laurentiis kërkon të përfshijë: Nëse Napoli nuk kualifikohet për në Champions League në sezonin 2025/26, atëherë De Laurentiis do të ketë të drejtë të ndërpres bashkëpunimin.

Ky nuk është një detaj që mund të kalohet lehtë, është një kusht i vështirë, pasi ky objektiv varet shumë edhe nga merkato që klubi do të zhvillojë.

Conte kërkon me çdo kusht të mbajë në skuadër Kvaratskhelia, lojtar për të cilin interesohet fuqishëm PSG. Conte gjithashtu kërkon edhe dy përforcime “big”, Albert Gudmundsson te Geona-s dhe Luis Alberto-n e Lazio-s.

SHKARKO APP