Conte tremb PSG: Hakimi ëndërron rikthimin te Reali!

Achraf Hakimi ëndërron që një ditë të rikthehet te Real Madrid. Lajmin e ka konfirmuar as më pak dhe as më shumë por Antonio Conte, ish-trajneri i marokenit sezonin e kaluar tek Interi.

Hakimi iu bashkua PSG-së gjatë merkatos së verës dhe paratë e siguruara nga shitja e tij u shërbyen zikaltërve për të rregulluar bilancin, por dëshira e tij e madhe nuk ka qenë transferimi në kryeqytetin francez. Në kokën e tij ishte një klub tjetër i madh.

“Ëndrra e Hakimit është të kthehet tek Reali i Madridit. Vitin e kaluar vuajti shumë në të dyja ndeshjet përballë Realit. Në takimin e parë gaboi, por më pas iu përvesh punës dhe u përmirësua shumë”, tha strategu italian.

Marokeni është përshtatur menjëherë në mekanizmat e lojës së PSG-së dhe Pochettino e konsideron element ky për lojën e skuadrës së tij, por mesa duket në të ardhmen do ta shohim sërish me fanellën e madrilënve.

SHKARKO APP