Home Sporti Daja: S’ka pa...

Daja: S’ka parashikime në derbi, gati për të sfiduar Dinamon!

46
0

Pas 9 vitesh më në fund do të rikthehet dueli mes Dinamos dhe Partizanit në elitën e futbollit shqiptar. Trajneri Ilir Daja do të rikthehet që të sfidojë ish-skuadrën me të cilën arriti që të fitonte titullin kampion në vitin 2008.

“I rikthehem historisë. Kam dëgjuar e parë shumë këtë javë. Është një gjë e rrallë, pasi ndeshja e fundit finale u fitua me lojtarë dhe ka ngelur në historinë e futbollit shqiptar. Tani jam në krahun tjetër dhe do duhet të luftoj kundër ish-skuadrës time. Ky është profesioni ynë. Është një ndeshje e vështirë, edhe pse është rikthyer në Superiore pas disa kohësh. Ndeshje derbi nuk parashikohen, por janë ndeshje për  t’u fituar. Futemi në fushë nesër për të fituar.

Dinamo është një kundërshtar që luan mirë në të dyja fazat e lojës. Janë riformatuar, por janë lojtarë që e njohin kampionatin. Ka pak të huaj, por janë nga ata që kanë luajtur në Superiore. Besoj se duhet të jemi grup, edhe Dinamo luan në grup, që të minimizojmë gabimet e tre javëve të para. Personalisht kam qenë i kënaqur me atë që ka prodhuar ekipi, pasi është vetëm fillimi. Dinamo e ka nisur mirë, por po aq mirë e kemi nisur edhe ne.

Presioni i rezultateve? Kjo tregon se jemi akoma në presionin e marrjes së rezultatit, pasi edhe lojtarët janë njerëz me ndjenja, edhe gabojnë. Nëse nuk do kishim këto lloj fajesh, do kishim 3-4 pikë më shumë dhe do ishim në vend të parë a të dytë. Ajo që na jep garanci është loja që kemi bërë ndaj vendeve të para të sezonit të shkuar. Në pjesën më të mirë të ndeshjeve kemi dominuar.

Formacioni? Damçevski ka një javë që mungon për shkak të një infeksioni. Nuk është gati, pasi ka vetëm 2-3 ditë. Për të tjerët nuk them dot kush luan në formacion. Kemi edhe një seancë stërvitore. Gjërat te Partizani nuk bëhen rastësisht, as nga dëshpërimi. Pashë që thuhej se skema ishte ndryshuar nga dëshpërimi. Lojtarët e treguan më së miri. E kemi përgatitur ndeshjen, nuk jemi nga ato stafe që e vendosim formacionin ditën e lojës. Nëse ndryshohet skema, u thuhet, lojtarët e dinë ku do të luajnë, ndryshe nuk u kërkojmë dot llogari për situata të ndryshme.

Dinamo e Egnatia kanë investuar në merkato, kanë marrë lojtarë të mirë. Kjo rrit rivalitetin, e tregoi java e shkuar me 5 barazime. Nuk ka diferenca të mëdha, edhe në klasifikim ekipet janë të ngjeshura. Ne nuk kemi marrë pikët që donim, por jemi tre pikë larg ekipeve të tjera. Do jetë pak a shumë si kampionati i vjetshëm. Rivaliteti do jetë i madh, mes 6-7 ekipesh.

Presidenti po bën investim gjigant dhe nuk na ka munguar gjë. Për rezultatet teknike përgjigjet stafi teknik, jo presidenti. Përgjegjësia për lojën dhe rezultatet merret nga ne. Ai ka thënë që është i kënaqur nga loja.”, përfundoi trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit