Home POLITIKE Damian Gjiknu...

Damian Gjiknuri prezanton drejtuesen e PS në Shkodër: Nuk do presim zgjedhjet për t’u organizuar

258
0

Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri prezantoi në Shkodër drejtuesen politike të PS për këtë qark, Edona Bilali, në një mbledhje të zhvilluar me deputetët e PS, kryetarët e bashkive të PS dhe struktura të tjera të kësaj force politike në qarkun Shkodër.

Sot patëm patëm mbledhje me të gjitha strukturat drejtuese të PS në qarkun Shkodër. Prezantuam shoqen tonë Edona, e cila jam i bindur se pavarësisht se është e re me shkathtësinë dhe eksperiencën që ka pasur në fushatë do dijë të harmonizojë interesat dhe promovojë vlerat shkodrane. PS është në një tur jo vetëm për prezantimin e drejtuesve të ri, por ka hyrë në një proces analize elektorale që do t’i shërbejë partisë. Do të bëjë organizimin e nevojshëm që do t’i shërbejë partisë. Turi është i nevojshëm, e rëndësishme është që kemi frymë fituese”, tha Gjiknuri.

A është gati PS të pranojë reformën territoriale?

“PS dhe Rama e kanë thënë edhe në Kuvend jemi të gatshëm të ulemi të dialogojmë me PD, nuk bëhet me diplomacinë e megafonit apo deklaratat, por të ulemi në tryezë, ne jemi të gatshëm pavarësisht pikëpamjeve që kemi, të fillojë një dialog nëse ata duan të diskutojnë”, tha ai.

A ka pazar mes Ramës dhe Bashës?

“Nuk dua të hyj në akuzat që kanë ata me njëri tjetrin, PS është e gatshme të dialogojë siç e thash”, tha Gjiknuri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit