Dardanët bëjnë namin, shiten për pak minuta biletat e sfidës ndaj Suedisë

Janë shitur brenda pak minutave të gjitha biletat e rezervuara për tifozët dardanë për duelin Suedi-Kosovë, që do të zhvillohet më 9 tetor në Solna. Federata suedeze ka hedhur sot në shitje biletat për tifozët miq, ku janë përzgjedhur  tre sektorë të tribunës pas portës për Dardanët.

Interesimi i kosovarëve që jetojnë në Suedi ka qenë i jashtëzakonshëm, duke i përfunduar të gjitha biletat vetëm për pak minuta. Edhe në pjesët e tjera të stadiumit biletat janë shitur në sistemin online dhe besohet se një numër i konsiderueshëm janë blerë nga dardanët.

Në këtë mënyrë më 9 tetor me shumë mundësi në Suedi do të bëjnë “ligjin” te tifozët ata nga Kosova, një motiv më shumë për futbollistët për të dhënë maksimumin.

SHKARKO APP