Home Euro 2020 De Bruyne bef...

De Bruyne befason të gjithë: Do më duhen edhe 6 muaj që t’i kthehem normalitetit!

10
0

Kevin De Bruyne udhëhoqi Belgjikën drejt fitores dhe kualifikimit në 1/8-at e “Euro 2020”. Ai hyri në fushë në fillim të pjesës së dytë, duke shërbyer një asist për Thorgan Hazard, ndërkohë që pak minuta më vonë shënoi një “perlë” të vërtet me të majtën. Gjithsesi lojtari i Manchester City-t, ende nuk është shëruar krejtësisht nga dëmtimi që pësoi në finalen e Champions, përballjen me Rudiger që i shkaktoi dy fraktura në fytyrë duke e detyruar ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

“Ende nuk jam krejtësisht në formën e duhur, pasi vij pas disa javësh me oshilacione. Në anën e majtë të fytyrës nuk ndiej asgjë. Është sikur të kisha bërë anestezi te dentisti. Aty nervi im është dëmtuar rëndë, më kanë thënë se do të duhen edhe 6 muaj që të rikthehet në normalitet. Ndonjëherë në duele kam ende frikë të fus kokën, por kjo është e kuptueshme”.

De Bruyne më pas shpjegoi se përse nuk festoi si zakonisht pas golit:“Për respekt të Eriksen. Nuk ishte e përshtatshme të festoje. Të gjithë ishim zhytur në një situatë të çuditshme emocionale. Trajneri më futi në fushë për të krijuar hapësira dhe për ti dhënë impuls lojës, dhe besoj se këtë bëra”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit