De Ligt: Jam mësuar me kritika, nga këtu nis sezoni për Juven!

Mbrojtësi i Juventusit, De Ligt mbrëmë u bë protagonist duke i dhënë fitoren e parë bardhezinjve në kampionat me golin për rezultatin 3-2. Holandezi është shprehur se tashmë mund të quhet momenti i duhur për të rinisur sezonin.

“Gjëja e rëndësishme ishte karakteri për të fituar. Tri pikët janë e vetmja gjë që ka rëndësi sot (dje). Nëse je te Juve duhet të fitosh. Duke pasur dy pikë pas katër ndeshjeve të para, nuk ia vlente asnjë rezultat tjetër.

Nga këtu, tani duhet të fillojmë një seri rezultatesh pozitive. Këto tri pikë janë të rëndësishme, tani t’i marrim ndeshjet një e nga një. Jam i lumtur me këtë fitore.

Po, unë gjithmonë kam nevojë të përmirësohem. Është normale që kur nuk luan ashtu siç duhet të marrësh kritika. Kam marrë shumë kritika në karrierën time, e vetmja gjë e rëndësishme është se më duhet të punoj ditë pas dite dhe të përmirësohem, kështu që le të vazhdojmë përpara”, deklaroi De Ligt.

SHKARKO APP