Defekt i rrallë në avion, Çekia nuk niset për duelin ndaj Holandës

Një episod interesant ndodhi me aeroplanin në të cilin ishte në bord Kombëtarja e Çekisë. Avioni do të nisej për në Budapest, teksa nesër do të luhet dueli me Holandën.

Për shkak të një defekti në njërën nga portat, është fryrë papritur një nga rrëshqitëset e evakuimit të avionit dhe për këtë arsye u desh të shtyhej fluturimi.

“Kam pasur përvoja të vonesave të fluturimeve, të shtyra, të anuluara për shkak të koronavirusit, por është hera e parë që një fluturim nuk është bërë sepse, gabimisht, një rrëshqitës për evakuimin është fryrë”.

Më pas, zëdhënësi i Federatës Çeke të Futbollit, Petr Sedivy, specifikoi se “fluturimi ynë u shty për shkak të problemit në një nga portat e avionit”.

Image

SHKARKO APP