“Delete memoria” e shkatërruesve të arkitekturës dhe trashëgimisë urbane shkodrane

Nga Besi Bekteshi

Ka pak ditë që ish Kryetari i Bashkisë, u kujtua të akuzonte “bandat” që medemek i morën “fitoren” për dorëheqen e një të riu vendosur nga Kryetari i sotëm Beci, si drejtues për “Planifikimin dhe Zhvillimin Urban” ! Në zakonin e tashmë ditur të ideologjisë dhe politikës konvulsive, agresive, estetikisht shëmtuar të akuzës në tym, pa një bazë të vërtete, pa argumenta, djali i mikut të SB ose të ndjerit Ali Spahija, mjek edhe ky me profesion (interesant fakti i një grupimi mjekësh) po shante më shumë se akuzonte. Po po, sharja deri në “përdëllim” është dhe aspekti në formë i “suksesit” që konglomerati humbës në Shkodër, përdorin si “arsye” politike dhe që kthehet në arsye të sigurtë humbje.

Çfarë “parashikon” doktor Spahija në fakt? Ai përdor mungesën e të vërtetës, për të krijuar idenë se “Bashkia e sotme” do grabisë pronat publike, me qëllim ndërtimin e shumëkatëshave!???

E patjetër, nuk ka një fjalë, as veprim, as arsyetim, nga ish drejtuesi i zyrës, por kjo nuk ka rëndësi për doktor Bardhin të cilin e kam falenderuar në fushatë, sepse ka shtruar oborrin ku banojmë rreth 60 qytetarë vetëm 100 metra larg Bashkisë. Oborr kurrë i shtruar për 33 vite. Dr Bardhi e shtroi.

Tani memoria e 33 viteve pushtet i PD së dr Bardhit dhe të gjithë Kryetarëve të Bashkisë në Shkodër por dhe mesaduket vetë partisë është politikisht “deletë” !!!!? Jo të gjithë besoj..!!
Po, mund të jetë e tyrja “delete memorie” por jo e Shkodrës dhe shkodranëve në pushtetin monokolor të Shkodrës nga 1990-91 deri në 14 maj 2023.

Kanë bërë “delete” në arkivin e tyre, shkatërrimin e vetdijshëm dhe amoral të Shkodrës, së dyerve dhe oborreve, të rrugicave dhe fasadave! Kanë harruar se kanë shkurtuar me 40% shtëpitë monument kulture dhe jo vetëm ato si “baza partie” por dhe me vlera arkitektonike dhe trashëgimie! Kanë harruar rrënimin e Muzeut të Gurakuqit krejtësisht, rrënimin e Shtëpisë së Pionierëve ose Vilës së Kakarriqëve krejtësisht, për tju ngjarë komunistave që rrënuan pazarin dhe Xhaminë e Parrucës ose hedhjen në erë të Kishës kapelë të princit të Danjës. Kanë harruar se lejuan ti shkohet me ndërtim vetëm një metër afër Sahatit të Inglizit! Kanë harruar se lejuan të mbulohet me lokale zona arkeologjike poshtë Kështjellës së Shkodrës. Harruan se lejuan ndërtime absurde benzinatash dhe hotelesh me ” za të mirë” duke devijuar rrugën në hyrje të Shkodrës? Kanë harruar se kanë dhënë leje absurde pallatesh të shëmtuar arkitektonisht dhe ndërtuar në prospekt të rrugës, njëri që zë Klshtjellën, tjetri në rrugën e drejtë te tregu i “partisë” në Zdralej!! Kanë harruar ndërtimet e shëmtuara hotele dhe pallate me lejet, po aq të shëmtuara, që e shëmtojnë Shkodrën më shumë se çdo qytet në Shqipëri. Kanë harruar idiotizmat me ndërtime dhe interesa folkpolitike ndërtuesish. Që kanë faj vetëm për “shijet” por jo për “urbanitetin! Të vjen keq për disa që kanë dashur standarte dhe mbase ju është ndaluar dhe projekti dhe leja dhe “pronarët e partisë” që kanë shëmtuar Shkodrën kanë properuar. Shkodra këtu është, e shohin të gjithë – as orientimin në hapësirë, janë gjysma që nuk e kanë normal dhe të studiuar. Asnjë planifikim urban dhe asnjë trashëgimi urbane të ruajtur nuk kanë kryer, përveç një pjese të piacës dhe Gjuhadolit edhe aty me katet e dyta në rrënim. Edhe kjo u bë se banorët aty ishin konservatorë shumica për trashëgiminë dhe disa nuk kishin para, për investime të vërteta për të mirëmbajtur.

Njerzit e pushtetit 33 vjeçar janë fajtorë për shkatërrimin me leje gabim dhe lejim të ndërtimeve pa leje, e më vonë të legalizuara të “anti urbanitetit” në Shkodër. Ka me qindra shëmbuj dhe mjafton të vish në Shkodër për të kuptuar çfarë i kanë bërë në trashëgiminë e saj. Ja kanë shterruar trashëgiminë! E kanë shëmtuar! E kanë deformuar. Për më tepër nuk kanë ndërtuar as me gusto, as cilësi as në modernitet. Thjesht kanë penguar dhe ata që si arkitekt dëshironin zbatim ligji dhe fasada trashëgimie. Atyre me shumë vështirësi ju jeonin leje. Fakt janë dy leje të fundit në dijeninë time që ishin absurd urban dhe njëra u ndalua nga Bashkia sot. Po sigurisht, janë dhjetra marrina, nëpër rrugët e qytetit që vuajti 33 vjet idiotizmin e “antikomunistëve” që po bënin dëme më shumë se komunistët. Shumë më shumë….!!?

Vetëm veshja me “kapota” e pothuaj 60 pallateve nga Beneti, i hoqi ndryshkun e dekadave të post diktaturës në urbanitetin e dëmtuar të qytetit tradicional dhe kulturor të Shkodrës.

“Delete memoria” e fajtorëve nuk është argument politik, por fëmijëri folkpolitike, që e besojnë vetëm individët që shkojnë në miting me molotova në strajca dhe byrekë partie në bark. Po, ata si gjithmonë edhe për datën 12.

SHKARKO APP