Home Euro 2020 Dëmtimet kthe...

Dëmtimet kthehen në mallkim, Castagne pëson 6 fraktura në kokë!

22
0

Christian Eriksen, pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës. Megjithatë, danezi nuk ishte i vetmi që pësoi një problem të rëndë shëndetësor, pasi në mbrëmje, Timothy Castagne i Belgjikës la fushën e lojës pasi u përplas me një prej kundërshtarëve rus.

Edhe pse ai u zëvendësua, fillimisht nuk u mendua për një dëmtim të rëndë, por pas kontrolleve mjekësore, u zbulua se lojtari ka pësuar 6 fraktura në kokë, pranë syrit. Ai do të operohet këtë të martë dhe operacioni pritet të zgjasë nga 2 deri në 4 orë.

Kampionati Europian duket i mbyllur. Mjekët dhanë shpresa, por trajneri i Belgjikës tha se rikuperimi i mbrojtësit për finalen e Wembley, nëse Belgjika do ta arrijë, duket i pamundur.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit