Dëmtimi i Immobiles shqetëson Lazion dhe Italinë e Mancinit

Ciro Immobile u dëmtua në ndeshjen e çerekfinales të luajtur kundër Milanit, sfidë e cila përfundoi në favorin e skuadrës kuqezi. Dëmtimi në kyçin e këmbës pas një përplasje me Pierre Kalulu, ku lojtari e kishte të pamundur të vazhdonte lojën duke detyruar Sarrin ta zëvendësonte.

Priten ekzaminime të thelluara për të kuptuar kohën që i duhet Immobiles për t’i riaftësuar, me Mancinin që shqetësohet për gjendjen e sulmuesit, pasi Italia do të luajë në play-off-in e Kupës së Botës kundër Maqedonisë së Veriut muajin e ardhshëm, dhe më pas me Portugalisë ose me Turqinë.

Pas largimit të Muriqit në janar, Sarri nuk ka asnjë sulmues në dispozicion për të zëvendësuar mungesën e Immobiles.

SHKARKO APP