Depay prezantohet te Atletico Madrid, firmos deri në vitin 2025

Atletico Madrid ka zyrtarizuar blerjen e Memphis Depay. Barcelona ka përfituar 3 milionë euro nga ky transferim, ndërkohëqë sulmuesi holandez ka firmosur deri në vitin 2025 me klubin e ri.

Aventura në “Camp Nou” nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar, sulmuesi zhvilloi vetëm katër ndeshje këtë sezon, ndërkohë që të vetmin gol e realizoi në suksesin 3-0 ndaj Elches.

Depay do të zëvendësojë Joao Felix, i cili u huazua te Chelsea në Premier League.

SHKARKO APP