Deputetët e PD-së të pranishëm në sallën e gjyqit, nuk komunikojnë me përfaqësuesit e Bashës

Kanë mbërritur të dyja palët e PD-së në Gjykatën e Apelit, ku do të zhvillohet seanca për vulën e Partisë Demokratike.

Dy grupet nuk kanë pasur komunikim me njëra-tjetrën, teksa janë ulur në dy kahe të ndryshme.

Të pranishëm nga PD e Rithemelimit janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Elda Hoti. Ndërsa përfaqësues ligjor janë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Ndërsa grupi i Bashës përfaqësohet nga anëtari i Kryesisë Endri Hasa, ndërsa avokatë janë Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

SHKARKO APP