Home POLITIKE Deputetët mbl...

Deputetët mblidhen në seli, Bardhi: Do jetë paqësore, prindërit të marrin fëmijët me vete

98
0

Deputetët e Partisë Demokratike kanë filluar të grumbullohen në selinë blu rreth një orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, ku më pas do t’i drejtohen së bashku bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në një prononcim të shkurtër për mediat teksa është futur në seli, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se protesta do të jetë paqësore.

“Protesta do jetë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe mesazhet që do t’i shikoni në shesh”, tha shkurt Gazment Bardhi.

Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se, protesta do të jetë një revoltë qytetare.

“Është protestë revoltë, revoltë e qytetarëve ndaj regjimit. Skenarët janë revoltë ndaj regjimit më kriminal dhe më korruptiv që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”, tha Flamur Noka për mediat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit