Deputetja e PD-së së Berishës hedh akuzat: Qeveria ka censuruar me arrogancë, na janë hequr të drejtat

Deputetja e PD-së së Berishës, Sorina Koti akuzoi qeverinë ”Rama 3” se me arrogancë po heq të drejtat e opozitës. Ajo tha se nuk kanë bërë propozime për projektbuxhetin e vitit 2024 pikërisht prej kaosit të krijuar në Kuvend. Sipas Kotit, mënyra se si u zhvillua seanca është komplet në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Janë kryer diskutimet online pa një vendim të kryetares së Kuvendit, i cili merret në konferencën e kryetarëve në situata të jashtëzakonshme ose kur ka situata lufte apo pandemie, ne nuk jemi në asnjë nga këto kushte.

Madje data 1 nëntor ka qenë dita e parë e fillimit të diskutimit në komision të Ekonomisë ku ne kemi qenë prezentë bashkë me kolegët atë ditë atje dhe në momentin që Partia Socialiste e ka parë që ne kemi qenë prezent të gjithë në sallë, të ulur në karriget tona, shumë korrekt, në pozicionin tonë si deputet, është anuluar mbledhja dhe është thirrur më pas mbledhja online”,-u shpreh Koti.

SHKARKO APP