Home POLITIKE Deputetja Pam...

Deputetja Pampuri: Vendimi i Gjykatës do të konsolidojë edhe më shumë grupin e PD-së

261
0

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri thotë se partia duhet të shqetësohet më shumë sesi do të përballen me kundërshtarin politik në zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga ana tjetër, ajo thotë se me 3 mars, kur do të flasë edhe Gjykata e Apelit për vulën, vendimi do të konsolidojë edhe më shumë grupin e PD-së

“Vendimi i gjykatës do të konsolidojë edhe më shumë grupin e PD-së dhe do ta bëjë të ligjshëm para KQZ-së. Ajo që duhet të na shqetësojë është se si do të mundim kundërshtarin politik dhe mundësia për ta mundur nuk është që të dalim në zgjedhje me disa kandidatë, që të bëjmë garë me njëri-tjetrin kush merr më shumë e kush më pak”, tha Pampuri.

Kur u pyet nëse ka qenë i angazhuar Lulzim Basha në takimet me elektoratin, Pampuri u përgjigj  se “Jo”. “Nuk është angazhuar në këtë periudhë. Ka bërë takime ku ka qenë i ftuar nga anëtarët e ndonjë dege. Por, takime që kanë lidhje direkte me fushatën janë bërë nga zoti Alibeaj, zoti Bardhi dhe unë”.

Pra ajo indirekt lë të kuptojë se me 3 mars gjykata do tja jap grupit të tyre emrin dhe vulën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit