Deputetja zbulon skenarin: Salianji po lobon me deputetët për bashkimin

Çfarë po ndodh në PD? Deputetja Sorina Koti, thotë se Ervin Salianji po lobon me deputetët demokratë për bashkimin e Grupit Parlamentar të kësaj force politike. Në një intervistë për Euronews Albania, Koti u shpreh se Salianji është aktualisht nën kryetar i grupit dhe mund të gjejë një zgjidhje.

“Zoti Salianji është duke lobuar me deputetët për t’iu ofruar komprimisin e bashkimit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për të hequr këtë ngërç që na ka kapur në këto momente. Ndoshta është një zgjidhje, sepse e ka pozicionin e nën kryetarit.

Ne kemi pasur Kryesinë e Grupit Parlamentar, që ka gati një vit që nuk funksionon më. Ne nuk thirreshim më nga kryetari i grupit për të diskutuar për çështjet tona të brendshme. Zoti Salianji mund të ishte një zgjidhje e mundshme. Këtu bëhet fjalë vetëm për kryesimin e Grupit Parlamentar për deputetët të cilët janë ende me logon e PD-së”, theksoi ajo.

SHKARKO APP