Derbi Partizani-Dinamo, Daja: Sfidë e veçantë

Derbi mes Partizanit dhe Dinamos do të luhet këtë të hënë në orën 19:45 në stadiumin “Air Albania”, për llogari të javës së 13 të Superligës. Të dy skuadrat vijnë nga një moment i vështirë dhe 3 pikët në derbi do vlenin për ringritjen.

“Derbi është ndeshje e veçantë që nuk shkon me vazhdimësinë që kanë dy ekipet. Të dy ekipet vijnë me humbje, por mos të harrojmë që në këto 5 javët e fundit kemi 3 fitore, 1 barazim dhe një humbje”,-tha Ilir Daja, trajner i Partizanit.

Java e 13 e Superligës do të mbyllet të martën me sfidën Laçi-Tirana.

SHKARKO APP