Deri në fund të gushtit, varianti Delta do të ”pushtojë” Europën

Qetësinë dhe hapjen e Europës pas muajve izolim nga Covid-19, tani e kërcënon varianti indian “Delta”, i cili do të përbëjë 90% të infeksioneve të reja të koronavirusit deri në fund të gushtit.

“70% e infeksioneve të reja SARS-CoV-2 parashikohet të vijnë për shkak të këtij varianti deri në fillim të gushtit dhe 90% të infeksioneve deri në fund të gushtit”, tha Agjencia Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Ka prova që ata që kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës janë më pak të mbrojtur nga infeksioni i tipit Delta sesa nga variante të tjera. ”Lajmi i mirë është se dhënia e dy dozave të ndonjë prej vaksinave aktuale siguron mbrojtje të lartë kundër variantit Delta dhe pasojave të tij”. OBSH ka deklaruar se varianti Delta i koronavirusit, i cili po shkakton rritje të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave.

SHKARKO APP