Deschamps: Ndeshje madhështore ndaj një kundërshtari të madh!

Franca fitoi 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë të saj në “Euro 2020”. Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps u tregua shumë solide ndërkohë që përfitoi nga një autogol i Matts Hummels për të marrë 3 pikët. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri francez vlerësoi ekipin.

“Bëmë një ndeshje madhështore kundër një kundërshtari të madh. Ishim përgatitur në të gjitha aspektet dhe luftuam mirë. Nuk vuajtëm shumë në pjesën e dytë. Ishte ndeshje e vështirë, me shumë cilësi brenda. Ishte ndeshja jonë e parë, por mund të ishte shumë mirë edhe një finale. Në grupin ku ndodhemi, tre pikët ishin shumë të rëndësishme”, tha strategu i Francës.

Me në fitore në duelin e radhës ndaj Hungarisë të shtunën, Franca do të kualifikohet në 1/8 e finaleve.

SHKARKO APP