Detyra e Charlotte këtë kurorëzim është të mbajë nën kontroll Princin Louis (FOTO)

Hap pas hapi me të. Duket se detyra e Princeshës Charlotte në kurorëzimin e Mbretit Charles është të mbajë nën kontroll më të voglin e shtëpisë. Louis vodhi gjithë vëmendjen në jubileun e Mbretëresësh Elizabeth me sjelljet fëminore. Kurse Charlotte njihet si një nga fëmijët më strikt të mbretërisë. Jo pak herë i ka tërhequr vëmendjen e shpërqendruar vëllait George, por edhe të atit, William.

Princesha e veshur me pelerinën e Alexander McQueen në krep mëndafshi sjell edhe një mesazh përmes veshjes së saj.

Qëndisja prej fildishi me motive trëndafili, gjembaku, daffodil dhe shamrock nënkupton katër kombet.

SHKARKO APP